Shit më shumë.
Stresohu më pak.
Makinat, klientët, këstet e pagesat krejt në një vend, pa rrëmujë. Ti merru me shitje, llogaritë i mban Flotio.

Tre arsye pse po të ikë
gjysma e ditës.
Nëse ndonjëra prej tyre të tingëllon e njohur, je në vendin e duhur. Flotio i zgjidh të të gjitha, pa u dashur me mësu softuer të ri për dy javë.
Excel-i nuk është për këtë punë
Një kolonë fshihet gabimisht edhe të ik një ditë punë. Pa histori, pa backup, pa siguri.
Kontratat me dorë të hanë kohën dhe kokën
Të njëjtin formular e mbush për të 200-tën herë këtë muaj. Një gabim, një emër keq i shkruar edhe puna prej fillimit.
Këstet të rrinë vetëm në kokë
Pa një vend ku i sheh krejt bashkë, harron lehtë kush ka me pagu sot. Edhe mbaron tu i kërku borxhet në WhatsApp e në fletat e xhepit.
Krejt çka të duhet
asgjë që të mungon.
Ndërtuar me autosallone reale në Prishtinë e Tiranë. Pa veçori kot, mësohet për pak minuta.
Inventari i makinave, i pastër e i shpejtë.
Çdo veturë me VIN, çmim hyrës e dalës dhe shpenzimet, krejt në një vend. Filtro sipas statusit ose k ërko prej markës, modelit a targës.
- Statusi — Në stok · Rezervuar · Shitur
- Financa — Çmim hyrës, shpenzime, marzhi
- Rezervim — Lidhur me klient, deri në datën X

Klientë me histori, jo emra në WhatsApp.
Profili i plotë: emri, kontakti, numri i ID-së, kontratat e këstet aktive. S'të ik asnjë emër, s'ngatërron asnjë numër.
- Identiteti — Emër, telefon, numër ID, adresë
- Blerjet — Krejt kontratat e klientit
- Bilanci — Sa ka paguar, sa i mbetet
Kontratë me këste, gati për më pak se 30 sekonda.
Vendos kaparën, zgjedh planin 2 a 3 muaj ose datat e tua. Flotio e bën vetë llogarinë e kësteve edhe e nxjerr kontratën gati për nënshkrim.
- Kapara — Shumë fikse në €
- Plane — 2, 3, 4, 5 këste ose datat e tua
- Printim — PDF A4 me logon tënde
Faturë me kontratën, pro-faturë për bankën.
Çdo kontratë del me faturën e vet në faqe të dytë — gati për dorëzim, me të dhënat e plota të veturës. E kur blerësi e merr makinën me kredi, lësho një pro-faturë për bankën në sekonda; sapo miratohet, kontrata krijohet vetë me makinën, klientin e çmimin gati.
- Faturë — Bashkë me kontratën, faqe A4
- Pro-faturë — Garanci krediti për bankën
- Një klikim — Pro-faturë → kontratë e gatshme
Një ekran për krejt këstet.
Çdo këst me datën e vet. E sheh në një vend kush pagoi, kush jo, edhe sa pare vijnë muajin tjetër. Këstet që kalojnë afatin shënohen vetë si të vonume.
- Statuse — Paguar · Pritet · Vonuar
- Vonesa vetvetiu — Përditësohet çdo natë
- Pamja mujore — Të hyrat e ato të pritshme

Një ekran. Krejt biznesi.
Sa makina shite këtë javë. Sa pare hyjnë muajin tjetër. Cilët klientë janë në vonë. Marzhi mesatar për veturë, pa pasur nevojë me pyt kontabilistin.
- Shitje — Ditore, javore, mujore
- Rrjedha e parave — Pritshmëria deri në 12 muaj
- Marzhe — Për veturë & për staf

TVSH-ja e gatshme, pa e mbledhur me dorë.
Flotio e nxjerr vetë pozicionin tënd të TVSH-së për çdo periudhë: TVSH e arkëtuar prej shitjeve, minus TVSH e zbritshme prej shpenzimeve, baras me sa ke për të paguar. Shto shpenzimet e doganës, transportit e riparimeve dhe deklarata periodike del gati, pa Excel, pa kokëçarje me kontabilistin.
- TVSH e arkëtuar — Prej çdo kontrate me TVSH
- TVSH e zbritshme — Prej shpenzimeve & doganës
- TVSH për të paguar — Neto, për muaj a tremujor
- Shpenzime — Furnitor, kategori, fatura
- Deklarata — Periudha gati për tatime
- Eksport — CSV & PDF për kontabilistin
Pronari sheh krejt.
Stafi sheh çka ti lejon.
Qasje e plotë.
Çdo veturë, çdo klient, çdo shifër, në dorën tënde.
- Sheh e redakton krejt inventarin
- Cakton çmimet, planet e kaparat
- Lëshon e firmos kontrata
- Qasje te raportet financiare e marzhet
- Menaxhon stafin e lejet
Vetëm çka i duhet.
Shitja ecën, të dhënat e ndjeshme rrinë ku duhen.
- Sheh vetëm makinat në stok
- Shton klientë të rinj
- Regjistron pagesa e këste
- Pa qasje te çmimet hyrëse
- Pa qasje te raportet financiare
Fillo falas. Rrit planin vetem kur të duhet.
Pa kontrata vjetore, pa surpriza. Klientët e rinj marrin 2 muaj falas: paguan 6 muaj, përdor 8.
Për autosallonin që sapo po niset.
- Makina30
- Kontrata aktive30
- Përdorues2
- Aplikacion mobilSë shpejti
Për autosallonin me qarkullim më të madh.
- Makina75
- Kontrata aktive75
- Përdorues2
- Aplikacion mobilSë shpejti
- Raporte të avancuaraPo
- Mbështetje prioritarePo
Klientët e rinj: 6 + 2 muaj falas. Pa angazhim afatgjatë, anulo kur t’duash.
Pyetjet që na i bëni më shpesh.
Ku ruhen të dhënat e mia në Flotio?
Të dhënat e tua janë të sigurta dhe ruhen me kujdes, me backup automatik çdo natë. Vetëm ti dhe stafi yt me leje keni qasje, as ne, as palë të treta.
Sa të sigurta janë të dhënat?
Lidhja është e kriptuar gjithmonë me TLS. Fjalëkalimet ruhen me hash bcrypt, nuk ekzistojnë në tekst të lirë askund. Çdo veprim i adminit të platformës regjistrohet në regjistrin e auditimit. Verifikimi dyfish (2FA) është në fazë zhvillimi.
A ka aplikacion për telefon?
Po. Aplikacion native për iOS (15+) dhe Android (9+) me të njëjtën llogari dhe sinkronizim në kohë reale me web-in. Aktualisht aplikacioni është në fazë testimi privat, kontakto për qasje.
A mund të eksportoj të dhënat e mia?
Për momentin mund të printosh çdo kontratë në PDF nga paneli. Eksporti i plotë i inventarit, klientëve dhe kësteve në CSV është në rrugë. Të dhënat janë tuat dhe do të kesh kurdo.
A funksionon pa internet?
Versioni web dhe aplikacioni mobil kërkojnë lidhje aktive me internet. Mbështetja për punë offline (ruajtje lokale + sinkronizim) është në plan për versionet e ardhshme.
Si e anuloj abonimin?
Mund të heqësh dorë nga abonimi kurdoherë duke na kontaktuar, pa pyetje, pa procedurë. Llogaria mbetet aktive deri në fund të periudhës së paguar.
Fillo falas sot.
Lëre Excel-in me pushu.
30 makina, 14 ditë Pro, pa kartë krediti. Vendose për më pak se 5 minuta.